Një vit pas kërkesës së 15 deputetëve të partisë demokratike, që i kërkuan komisionit qëndror të zgjedhjeve verifikimin e kryebashkiakut të Vau Dejës Kristian Shkreli, pasi rezulton se në vitin 2021, kur ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PS, nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit, komisioni qëndror i zgjedhjeve ka vendosur që Shkreli të vijojë mandatin e tij. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh se “subjekti i propozuar nga PS nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit”.
Opozita që përfaqësoi në KQZ nga avokati Marash Logu i qëndroi kërkesës së saj, por që u rrëzua nga komisioneri, bazuar edhe në përgjigjen e dhënë nga prokuroria. Kristian Shkreli është shpallur fitues në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023, ndërsa ka fituar 55.78 % të votave, duke mundur dy kundërshtarët e tij nga koalicionit Bashkë fitojmë dhe Partia Demokratike. KQZ në mbledhjen e së martës i dha mandatin edhe dy këshilltarëve të rinj bashkiak të Shkodrës, Fatmir Vojvodës dhe Anita Amulit të PD-së, pasi më herët u dorëhoqën Helga Sallaku dhe Gjovalin Darragjati.