UEFA ka marrë vendim për ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Rumanisë të zhvilluar në Bukuresht, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova ka humbur me rezultat zyrtar 3-0 ndeshjen e braktisur ndaj Rumanisë të premten e kaluar, kur ndeshja ishte baras 0-0 deri në minutat shtesë.

Është UEFA e cila ka njoftuar me vendimin e saj gjatë ditës së sotme (e mërkurë), ku përveç humbjes me rezultat zyrtar, Kosova është gjobitur edhe me 6 mijë euro.

Përveç Kosovës, një sërë dënimesh ka marrë edhe organizatorja e ndeshjes, Rumania, për sjellje josportive dhe thirrje raciste.

Vendimi i UEFA-s

Të shpallë ndeshjen e Ligës së Kombeve 2025 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila u luajt më 15 nëntor 2024, një ndeshje e braktisur nga Federata e Futbollit të Kosovës (e cila për këtë arsye konsiderohet se ka humbur ndeshjen 3-0) për përgjegjësinë për mosluajtjen e plotë të ndeshjes (siç parashikohet në Nenin 25.01 Rregulloret e UEFA Nations League).

Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6000 euro për sjellje të pahijshme të skuadrës së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu