Nga informacionet e marra në rrugë operative nga IEVP Shkodër në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, si dhe Shefit të Policisë u zhvillua kontroll në ambjentet e brendshme të institucionit.
Gjatë kontrollit në godinën 2 u gjetën 3 aparate celuarë konkretisht: Në ambjentet e dusheve është gjetur 1 aparat celular i markës Xiaomi.
Në lavanderi u gjetën: 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular Iphone së bashku me dy fisha karikimi.
Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia për ndjekje të mëtejshme të procedurave.






