🚨Kontroll për sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër
Në vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, Shefit të Policisë, Specialistit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën kujdesin e z. Frank, ka ushtruar kontroll në ambientet e institucionit.
Kontrollet janë zhvilluar në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta. Gjatë kontrollit fizik të të paraburgosurit G.Z., është konstatuar dhe sekuestruar 1 aparat celular i tipit “iPhone”, së bashku me karikuesin. Personi është veçuar menjëherë dhe për rastin është hartuar raport incidenti.
Gjithashtu, në ambientet e përbashkëta janë gjetur edhe 2 aparate celularë të tjerë të tipit “iPhone”. Për të gjitha rastet është hartuar dokumentacioni përkatës, përfshirë procesverbalet e bllokimit dhe dorëzimit të sendeve të ndaluara.
Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.






