Ballina Aktualitet Kontrata, pastaj takime speciale! Gazetari: 17 vajza VIP eskorta, çmimi varion sipas...

Kontrata, pastaj takime speciale! Gazetari: 17 vajza VIP eskorta, çmimi varion sipas followers-ave…

Gazetari Flamur Vezaj ka zbuluar sonte, 18 maj, në emisionin “Opinion” në Tv Klan skandalin që ndodh brenda qelive të burgjeve, ku vajza të njohura të ekranit dhe rrjeteve sociale dyshohet se futen si eskorta për “takime speciale” me të dënuarit, duke anashkaluar ligjin përmes deklaratave noteriale fiktive. Ai ka deklaruar se disponon materiale dhe video që dëshmojnë këto praktika korruptive brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit. Sipas Vezajt, skema funksionon përmes falsifikimit të statusit të “bashkëjetueses”, ku noterë të ndryshëm lëshojnë deklarata pa verifikuar kushtet ligjore, madje edhe me emra fiktivë.

“Më rezultuan 17 deklarata noteriale, të cilat deklaronin për bashkëjetesa për të bërë takime special nëpër burgje. Ligji është që duhet të jesh i martuar, ose i fejuar, por e kanë ndryshuar rregulloren pak vite më parë dhe e kanë përfshirë edhe bashkëjetesën. Por tek bashkëjetesa në momentin që merr një deklaratë noteriale duhet t’i provosh noterit deklaratën e qira, foto të pushimeve dhe gjëra të tilla. Fatkeqësisht më rezulton se në 17 raste të tilla, noterët jo vetëm që nuk i verifikojnë këto raste, por i kanë lëshuar këto deklarata noteriale edhe me emra fiktivë të personave të ndryshëm. Më rezulton që e njëjta femër ka hyrë në dy burgje të ndryshme dhe ka takuar dy personash me emra të ndryshëm.”

Gazetari bëri me dije se brenda një periudhe 3-mujore (maj-korrik) janë identifikuar të paktën 17 vajza VIP, përfshirë personazhe të njohura nga TikTok, “reality show”, apo të prezantuara si “asistente-avokate” dhe “psikologe”, të cilat kanë kryer takime në burgje të ndryshme kundrejt pagesave që nisin nga 3 mijë euro e sipër, ku çmimi varion në bazë të popullaritetit dhe ndjekësve që ato kanë në rrjetet sociale. “Për tre muaj, nga muaji maj deri në muajin korrik kanë hyrë 17 vajza të ndryshme. Disa janë të deklaruara sikur janë të dashura, disa janë personazhe të njohura të rrjeteve sociale të TikTok, disa janë vajza të njohura të “reality show” dhe ka vajza nën emër të “asistent-avokates” apo “psikologes” që hyjnë dhe takojnë personazhe të ndryshëm. Janë personazhe të ndryshëm dhe kjo varion prej kohësh në fakt. Më rezulton që shumica prej tyre janë eskorta, të cilat shkojnë kundrejt pagesave të ndryshme. Nga personat që më kanë shkruar variojnë çmime të ndryshme mbi bazë të personit se sa ka shikueshmëri në rrjetet sociale, ose se sa është e njohur. Variojnë me shuma të ndryshme, me 3 mijë euro e sipër. Por nuk e di ekzatësisht, sepse nuk janë informacione të konfirmuara.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks