Nga Imeldi Sokoli

 

Diagnozë e partisë ku unë jam pjesë

Në lidhje me pozicionin ku PD ndodhet dhe kalvarin e vujtjes 3 vjeçare kam rrefuzuar të flas sepse dashur pa dashur çfarë do lloj retorike të mbaje dëmi i kalonte bashkësisë së PD dhe kjo rrethuar nga opinionet thellësisht të polarizuara vetëm krijonte inefiçiencë më të madhe. Kam rrefuzuar të flas sepse ajo që unë i jap peshë në PD është bashkësia e PD, ato njerëzit që bëjnë punën, ato që merren me fushatë dhe jo kryeneçsitë e njërit apo tjetrit lidership mbrenda saj sepse nga ajo situatë përçarjeje fitonte vetëm tifozlleku për lidershipin dhe humbet përditë bashkësia e PD.

Si në PD ashtu edhe jashtë saj Shqiptarët kanë natyrë individualiste dhe kjo i çon njerëzit në destruktivizëm një sëmundje që e ka kapluar rëndë edhe PD. Ajo që ka nevojë PD sot edhe në kundërpërgjigje të regjimit ramist është të ndërtuarit e një alternative altruiste ku si parim bazë është ‘networku’ dhe ‘shpirti i skuadrës’ kundrejt ‘unit udhëheqës’.

Gjithsesi Shqipëria është në prag zgjedhjesh dhe neve demokratëve na lind nevoja ta ndërtojmë këtë lloj alternative duke hequr dorë nga destruktivizmi që na karakterizuar në veçanti këto 3 vite. Retorika publike propagabdistike po prodhon relativizimin e zakonshëm që barazon alternativat politike të PS dhe PD por në fakt kjo është çarja më e fortë që i ndodh kampit opozitar duke anashkaluar të keqen e madhe kombëtare që përfaqson qeverisja e vendit. Po po e keqja e madhe e këtij vendi sot është qeverisja e kalbun e PS dhe Shqiptarët si fillim duhet tu heqin pushtetin nga duart e PS.

Eshtë momenti që demokratët të mos ja lejojnë më vetës seksionimin e opozitës sepse kjo rezulton në jetëgjatësi të pushtetit të Ramës. Nga ana tjetër a ka vend për kritikë nga kampi opozitar po vend për kritika ka plot kryesisht me menyrën bërit politikë e ‘one man show’ në këtë kontekst të krijuarit e një alternative politike përbashkuese ku mbështetet në altruizëm dhe shpirt skuadre do të rrezultonte e suksesshme për opozitën.

Alternativa e opozitës duhet të përfaqsojë njerëzit dhe problematikat e popullatës dhe këto dyja duhet të jenë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrén në mënyrë që njerëzve tu rikthehet besimi në politikë dhe se vendi mund të ndryshojë për mirë.

Ndaj aksioni opozitar duhet të mbështetet në përbashkim në çdo instancë po ashtu në Këshillin Bashkiak të bashkisë Shkodër ku unë jam pjesë, duhet të kemi 1 kamp të vetëm opozitar në këtë mënyrë kjo sjellë një administrim më të përgjegjshëm të Shkodrës.
Patjetër unë do jem pjesë integrale e këtij përbashkimi sepse që të hysh në mejdan me pushtetin duhet të jesh pjesë aktive e kampit opozitar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu