Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e fundit të tij për këtë vit, ku u miratua me votën e të gjithë këshilltarëve buxheti i vitit 2026 dhe Programi Buxhetor Afatmesëm 2026–2028, dokumente që përcaktojnë drejtimet kryesore të financimit dhe ndërhyrjeve në nivel qarku. Në fjalën e tij kryetari Edmond Ndou u ndal tek pikat kryesore që ka në fokus ky buxhet, duke theksuar se puna dhe bashkëpunimi në të 5 bashkitë do të vijojë me fokus zhvillimin dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
Në këtë mbledhje u miratua edhe paketa fiskale për vitin 2026, struktura organizative dhe niveli i pagave për administratën. Në përfundim të mbledhjes, kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Edmond Ndou riafirmoi angazhimin e tij dhe institucionit që drejton, për të qenë pranë komuniteteve të pesë bashkive në nivel qarku, duke bashkëpunuar ngushtë për zhvillimin lokal dhe përmirësimin e shërbimeve në funksion të qytetarëve.






