Gjyqi me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, u shty sërish.
Gjatë seancës së sotme, Veliaj kundërshtoi provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet. Veliaj pretendoi se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tij familjare.
“Ju nuk keni konsideruar prova te reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, u shpreh Veliaj.
Përmes mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për tu larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat. Por, prokurorët kujtuan se Veliaj po hetohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash.
Ndërkohë, seanca e radhës u caktua të enjten, në orën 10:00.