Ballina Kulture Këngëtari i ri Klinsman Llazani në provat e fundit për recitalin e...

Këngëtari i ri Klinsman Llazani në provat e fundit për recitalin e parë në teatrin “Migjeni”

Këngëtari shkodran i muzikës popullore Klinsman Llazani është duke bërë përgatitjet e tij të fundit përpara koncertit recital të parë për të që do të ketë më 12 dhe 13 shtator në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Këngëtari fton të gjithë adhuruesit e muzikës popullore që të jenë të pranishëm në koncertin e tij.


Edhe pse me një moshë të re dhe pak vite që këndon, Llazani thotë se ka vendosur që ta bëjë koncertin recital si një sfidë me vetveten.
Drejtuesi i orkestrës i këtij koncerti Ilir Zoga vlerëson iniciativën e artistit të ri dhe pasionin që ka për muzikën popullore.


Të ftuar në koncertin recital të këngëtarit Klinsman Llazani do të jenë edhe këngëtarët Orjeta Kelaj dhe Edi Furra “Mjeshtër i Madh” si dhe humoristët Besnik Çinari “Mjeshtër i Madh” dhe të rinjtë Lusi Bregu dhe Fritz Selmani ndërsa udhëheqës artistik është Andi Unaza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks