Ballina Kulture “Katër Stinët” në Shkodër, koncert me kryeveprat e Vivaldit në kishën e...

“Katër Stinët” në Shkodër, koncert me kryeveprat e Vivaldit në kishën e Shën Françeskut

Shkodra mikpriti në një mbrëmjeje të veçantë muzikore, kryeveprën e Antonio Vivaldit, “Katër Stinët”. Koncerti u mbaj në Kishën e Shën Françeskut, Gjuhadol, dhe solli tingujt magjikë të muzikës baroke për të gjithë adhuruesit e artit.
Orkestra e njohur “Albanian Chamber Orchestra, nën drejtimin e violinistes virtuoze Abigeila Voshtina, solli një interpretim të jashtëzakonshëm të kësaj vepre ikonike.

Ngjarja është pjesë e programit “Simfoni Pranverore” dhe vjen si një iniciativë për të promovuar artin dhe kulturën.

Shqipëria duhet të ketë strategjinë e saj të mbështetjes së muzikës klasike, që ajo të jetë një potencial turizmi sic e ka Venezia.

I frymëzuar nga pikturat e peizazhit të artistit italian, Marco Ricci, Antonio Vivaldi kompozoi “Katër stinët” afërsisht në mes 1720 dhe 1723 dhe botoi ato në Amsterdam në 1725. “Katër stinët” përbëhen nga katër koncerte ( pranvera , verë , vjeshtë dhe dimër ), secila në një formë të veçantë. Në thelb, ajo ishte si një poemë për natyrën, ku ai u mundua të realizonte tingujt e katër stinëve. Pranvera është një pjesë, që shpesh përdoret për ceremoni të rëndësishme dhe vazhdon të konsiderohet një nga perlat e muzikës klasike. Referuar shkrimeve, që nga botimi muzikologët e konsiderojnë “Katër stinët” e Vivaldit të jenë ndër muzikën më të guximshme të programit të shkruar ndonjëherë gjatë periudhës barok.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks