Vllaznia dhe Partizani kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit të javës së 10-të, duke dhuruar një shfaqje mjaft interesante në “Loro Boriçi” në barazimin 2-2.

Dy skuadrat kanë dhuruar një përballje shumë të luftuar teksa gjetën të dyja rrjetën në pjeën e parë pas goditjeve standarte, me Mba në njërën anë dhe Stojanoviç në tjetrën.

Mala në startin e fraksionit të dytë të lojës shënoi një supergol për të kaluar vendasit në avantazh, ndërsa ata shpërdoruan raste të tjera për shënim. Por minuta e fundit ishin të gjitha të Partizanit që kërkoi me ngulm golin derisa mposhti Qarrin përsëri me Mba, për të regjistruar barazimin 2-2 me të cilin u mbyll dueli./panoramasport

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu