Malësi e Madhe/Vijon operacioni i koduar “Faza e parë”, kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.
Akuzohet se ka kultivuar filiza dhe fara kanabisi në platforma polistiroli, në magazinën në pronësi të tij, në fshatin Gruemirë Çezmë, ndalohet 52-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Behar Ramçi, 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë Çezmë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, më datë 07.04.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar një sasi të konsiderueshme filizash dhe farash kanabisi në platforma polistiroli, në magazinën në pronësi të tij, në fshatin Gruemirë Çezmë, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 30.03.2026.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.






