Një person me motorr, me skafandë në kokë, është autori i vrasjes së 57-vjeçarit Ismet Çekorja. Kjo është ajo çfarë kanë evidentuar kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen “Guerrilë” aty ku u ekzekutua me 7 plumba pistolete 57-vjecari Ismet Çekorja.
Burime pranë grupit hetimor në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se drejtuesi i motorcikletës ka mbërritur me motor pranë vendit të ngjarjes, është ndalur, ka qëlluar ndaj 57 vjecarit dhe më pas është larguar me shpejtësi. Për shkak të skafandrës, është i pamundur identifikimi i autorit të ngjarjes, por blutë e Shkodrës kanë bërë edhe sekuestrimin e kamerave të tjera të sigurisë në segmente të tjera të Shkodrës, për të parë nëse në ndonjë moment autori ka ceduar duke hequr skafandrën çka do të bënte të mundur identifikimin e tij.
Ndërkohë nga ana tjetër, Policia e shkodrës dhe RENEA kane shoqëruar deri tani 15 persona në ambjentet e komisariatit si dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe persona që kanë dijeni për këtë atentat. Në personat që janë shoqeruar nga policia e Shkodrës për të dhënë dëshmi, është edhe 25 vjeçari Alban Bruçi së bashku me të atin e tij, kjo sepse djali i viktimës, Bajram Çekorja, është në kërkim si autor i dyshuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu