Arbitrat e UEFA-s, Bartosz Frankowski dhe Tomasz Musial nuk do të gjykojnë në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma ndërmjet Dynamo Kyiv dhe Rangers në Poloni. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Bartosz dhe Tomasz  u ndalën në gjendje të dehur nga një patrullë policie në Lublin të Polonisë.

Paraprakisht, Bartosz ishte caktuar në VAR për ndeshjen, ndërsa kolegu i tij do mbante rolin e ndihmësit.

Gjithsesi, që të dy janë zëvendësuar pasi dyshohet se u kapën nga policia duke vjedhur një tabelë rrugore, sipas TVP Sport. Këto veprime me siguri ulin ndjeshëm pikët e këtyre arbitrave në arenën ndërkombëtare, pikërisht për këtë arsye.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu