Pamjet nga hyrja e kopshtit “Bep Tusha” në Shkodër janë alarmante dhe tregojnë një realitet të papranueshëm për një institucion që frekuentohet çdo ditë nga fëmijë të vegjël. Sa herë që bie shi, rruga përpara kopshtit përmbytet, mbushet me uje e baltë, duke u kthyer në një pellg të madh ku është e vështirë të kalosh edhe si i rritur, e jo më si fëmijë. Prindërit shprehen të revoltuar, pasi çdo mëngjes detyrohen të manovrojnë mes ujit dhe baltës për të dërguar fëmijët në kopsht. Sipas tyre, kjo situatë po shpërfillet nga bashkia Shkodër dhe kryebashkiaku Beci, që institucionet arsimore duhet ti kenë prioritet kryesor, aq më shumë kur bëhet fjalë për një ambient parashkollor, ku siguria dhe kushtet minimale duhet të jenë prioritet absolut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu