Drejtuesit e Policisë që do të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor më 11 maj kanë përfunduar trajnimin dhe sipas ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, uniformat blu janë të gatshme për të përmbushur çdo detyrë që parashikohet në rastet e zgjedhjeve parlamentare.

“Dua të përfitoj nga ky komunikim publik të garantoj gjithë qytetarët dhe aktorët e tjerë, se Policia e Shtetit mbi bazën e një plan veprimi ka përmbyllur trajnimet në nivel drejtues dhe është e gatshme të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor për të garantuar zgjedhje të lira e me standarde në 11 Maj, tha ministri Hoxha.

Deklarata e ministrit Hoxha u bë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për fazën e tretë të programit “Forcimi i Policimit në Komunitetit”, i cili mbështetet nga qeveria e Suedisë.

Ajo që na duhet në vijim është konsolidimi i rezultateve, thellimi i bashkëpunimit nxënës, prindër, mësues, staf akademik dhe agjenci ligjzbatuese, ku programi do të luajë një rol mbështetës padyshim. Oficerët e Sigurisë janë aty, e duhet të jenë të vëmendshëm për çdo informacion apo incident, duke parandaluar në kohë ngjarje të pakëndshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda tha se krijimi i besimit, ka inkurajuar më shumë qytetarë të raportojnë krimin.

Policia, pasi besimi është vlera që qëndron në themel te marrëdhënies sonë. Falë punës dhe profesionalizmit, sot Policia e Shtetit është agjencia ligjzbatuese më e besueshme nga qytetarët, çka na obligon të gjithëve që të punojmë bashkërisht për të përmirësuar akoma më shumë këtë proces thelbësor që rrit parametrat e sigurisë dhe e shndërron Shqipërinë në një vend akoma më të sigurtë për vizorët dhe turistët nga mbarë bota, u shpreh ministri.

Proda vlerësoi faktin që gjatë dy viteve të fundit Shqipëria u vizitua nga më shumë se 10 milionë turistë ku fatmirësisht nuk kishte asnjë incident.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu