Një 35 vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj më 23 tetor 2022 në Bolzano.
Në një apartament në katin e pestë të pallatit në numrin 24 në Viale Trieste është gjetur trupi i Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeçe, rumune, banakiere në një qendër tregtare.
I dyshuari kryesor, bashkëshorti i saj, Avni Mecje, një shtetas shqiptar, është arratisur dhe nuk ka asnjë gjurmë të tijën.
Ai u largua nga banesa me makinën e Aleksandrës, duke marrë me vete edhe telefonin e gruas.
Në Verona, Meçja kishte të afërmit e tij, shkruan media italiane, të cilëve u telefonoi pas krimit.
Ai u tha atyre se ishte në arrati, ndërsa familjarët të shqetësuar morën policinë në telefon, duke u kërkuar që të bëheshin kontrolle në banesën ku banonte çifti.
Përveç kësaj, burri ka shkruar mesazhe në rrjetet sociale mesazhe duke kërkuar falje për krimin.
Një hipotezë është se burri është larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të jetë nisur për në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu