Amerikania Paterson dhe mesfushorja Gresa Berisha i sigurojnë Vllaznisë dhe gjithë futbollit shqiptar një arritje që nuk e ka siguruar askush më parë, përfshirë edhe futbollin e meshkujve, fazën e grupeve të UEFA Champions League.

Fitorja 2-1 në sfidën e kthimit kundër ukrainaseve të Vorskla Kharkiv pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë që u luajt po në “Loro Boriçi” për shkak të luftës në Ukrainë, e çon ekipin shkodran në një nivel që nuk ka arritur asnjëherë më parë sepse sezonin e kaluar Vllaznia u ndal pikërisht në play-off.

Sukses historik për skuadrën e drejtuar nga Nikolin Leka, ndërsa klubi i presidentit Lazër Matija do të arkëtojë rreth 550 mijë euro nga ky kualifikim.

23-vjeçarja Paterson e shënoi golin e parë në minutën e 35 të pjesës së parë ndërsa më pas Vllaznia punoi dhe djersiti shumë për ta ruajtur deri në fund këtë avantazh por ukraniaset barazuan me Korsun në minutën e 85 edhe pse 3 minuta më vonë Berisha ngriti në delir stadiumin.

Në fazën tjetër do të shortohen 16 skuadra në katër grupe nga ku do të lualifikohen për më ptej dy të parat e çdo grupi për të vijuar më pas rrugëtimin për në finalen e Eindhoven në muajin maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu