Zgjodhi ta nisë vitin me një koncert recital krejt ndryshe nga sa jemi mësuar, duke promovuar edhe albumin e saj të parë. Artistja e re Ana Bushgjokaj erdhi me “Himne hiri”, ku prezantoi 11 himne të vjetra të shqipëruara dhe të përshtatura dhe 3 këngë origjinale, që brenda tyre kanë mesazhe dhe ndjesi të forta.

Larg komercialitetit, kjo është një muzikë shpirti, e cila për artisten e re është frymëzuese dhe e ka nxitur të ecë përpara në rrugën e artit.

Ana Bushgjokaj ndonëse e re në moshë, ka spikatur me krijimtarinë dhe talentin e saj. Ajo u shpall fituese e edicionit të fundit të festivalit “Luleborë”, me baladën “Nuk lulëzon pa Zot”.  Këngëtarja do ta promovojë albumin e saj edhe në kryeqytet në datën 24 janar në Universitetin e Arteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu