Vllaznia për femra ka arritur një rezultat pozitiv ndaj Vorskla Poltava në Shkodër, duke barazuar 1-1 në aktin e parë të finales së Play Off të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë do sillte një traversë të Kalininës. Në të dytën, vajzat shkodrane marrin menjëherë avantazhin pas një goditje të bukur me të djathtën të Megi Doçit.

Në minutën e 65-të, fati do ishte me Vllazninë pasi Vorskla do humbiste penalltinë e ekzekutuar nga Kalinina, por Kravschuk përfiton pas topin të kthyer nga portierja dhe shënon.

Takimi tjetër dhe vendimtar i Play Off që të çon direkt në Grupet e Ligës së Kampionëve do të mbahet me 28 shtator, po në Loro Boriçi (Të dyja ndeshjet luhen në Shkodër pasi Vorskla e ka parë të arsyeshme të jetë kështu për shkak të situatës në Ukrainë).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu