Ballina Aktualitet Goditën të miturin gjatë arrestimit për armëmbajtje pa leje, pezullohen nga detyra...

Goditën të miturin gjatë arrestimit për armëmbajtje pa leje, pezullohen nga detyra tre efektivë. Proda urdhëron edhe…


Policia e Tiranës ka njoftuar pezullimin nga detyra të tre efektivëve të cilët u filmuan duke dhunuar një 15-vjeçar pasi e kishin arrestuar për armëmbajtje pa leje. I mituri u ndalua nga patrulla pasi u konstatua se qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez.

Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6; Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6; Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6, janë pezulluar.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen 3 punonjës policie që shkelin rregulloren e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, menjëherë ka pezulluar nga detyra 3 punonjësit e Policisë, konkretisht:

-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në zbatim të Nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 “Per Policine e Shtetit” ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Policisë, dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks