Ballina Kronike Gjykata e Shkodrës lë në “detyrim paraqitje” katër efektivët e FNSH Shkodër

Gjykata e Shkodrës lë në “detyrim paraqitje” katër efektivët e FNSH Shkodër

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për katër punonjësit e Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër, të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën dyshimet për veprën penale “Shpërdorim detyre”, raporton newspower.al. 

Bëhet fjalë për inspektorët Dorjan Hasandoçaj, Gentian Xhanari, Dioniz Hotaj dhe punonjësin Ridvan Zefi, të cilët u arrestuan pasi AMP konstatoi se shtetasi Hasan Verracaku, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, nuk ndodhej në banesën ku duhej të mbahej nën mbikëqyrje.

Sipas hetimeve paraprake, efektivët dyshohen se nuk kanë përmbushur detyrimet funksionale për mbikëqyrjen e personit nën masë sigurie, duke konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë, Gjykata e Shkodrës vendosi që katër efektivët të hetohen në gjendje të lirë, duke u caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, ndaj shtetasit Hasan Verracaku vijojnë procedurat për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi dyshohet se ka shkelur kushtet e masës së sigurisë “arrest

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks