Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër bëhet me shtëpi të re. Ajo do të transferohet tek godina e ish Gjykatës së Apelit, e cila u transferua në Tiranë. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Gjykatës Shkodër, e cila informon se faza e parë është data 25 nëntor 2024, ku fillon veprimtarinë gjyqësore Dhoma Penale (Seksioni Penal). Ndërsa për fazën e dytë është parashikuar data 2 Dhjetor 2024, ku thuhet se fillon veprimtarinë gjyqësore Dhoma Civile ( Seksioni Civil). Në godinën e ish-Gjykatës së Apelit Shkodër, do të funksionojë normalisht edhe sporteli për kryerjen e veprimeve administrative, për të gjithë përdoruesit e gjykatës, thuhet në njoftimin zyrtar. Orari i shërbimeve do të jetë nga e Hëna në të Premte nga ora 08.00- 16.00. Tashmë godina e re pritet të ofrojë shërbime më të përmirësuara për qytetarët dhe vetë trupën gjyqësore.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu