Shqipëria shënon golin e dytë përballë Andorrës në “Arenën Kombëtare”.
Fillimisht kuqezinjtë kaluan në avantazh ndaj Andorrës në minutën e 9-të në ndeshjen e eliminatoreve të Kupës së Botës. Autor i golit ishte sulmuesi Rey Manaj.
Ishte Kristjan Asllani, i cili me anë të një goditje dënimi çon topin në zonë, aty ku gjen Sulmuesin Rey Manaj, i cili nuk gabon duke çuar topin në rrjetë. Kaq ka mjaftuar, që të shpërthejë fesat në shkallët e stadiumit. Po ashtu dhe goli i dytë mban firmën e Rey Manaj. Ishte Armando Broja që i dha një top fantastik që Manaj e dërgoi në rrjetë.