Ballina Kulture Fest Folk 2024 mbyll rrugëtimin me Shkodrën

Fest Folk 2024 mbyll rrugëtimin me Shkodrën

Pasi rrugëtoi në 4 bashkitë e qarkut, magjia e Fest Folk 2024 zbriti në sheshin kryesor të Shkodrës, për të përmbyllur me kryeqëndrën e veriut, festën e madhe që bashkoi artistët më të mirë të veriut dhe ato të trojeve shqipfolëse.

Organizimi i këshillit të qarkut në bashkëpunim me bashkinë, solli në këtë natë në sheshin festiv, emrat e njohur të muzikës, që përcollën vlerat dhe traditat më të mira të folkut dhe këngës qytetare. Interpretime që u shijuan nga qindra qytetarë që kishin dalë në pedonalen kryesore, ndërsa vetë artistët shprehin falenderimet e tyre për këtë organizim.

Fest Folk 2024 erdhi si një organizim risi i këshillit të qarkut, në bashkitë Vau Dejës, Malësi e Madhe, Pukë – Fushë Arrëz dhe për t’u përmbyllur me Shkodrën. Artistët më në zë dhuruan interpretime fantastike, që nxoren edhe njëherë tjetër në pah vlerat tona të ruajtura e trashëguara ndër breza.
Këngët burimore, kostumet dhe vallet tradicionale, ishin kryefjalë e Fest Folk, traditë që do të vijojë me të tjera risi dhe surpriza edhe në 2025.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks