Një ulje e çmimit të energjisë elektrike për kategorinë e konsumatorëve familjarë do të nisë nga data 1 shkurt 2025, ndërkohë që Enti Rregullator i Energjisë do të fillojë shqyrtimin e aplikimit për çmimin e shitjes me pakicë për Shërbimin Universal, i cili do të vlejë për periudhën 1 shkurt – 31 dhjetor 2025. Ky proces ka për qëllim të përcaktojë dhe miratojë niveli i ri i tarifave për këtë kategori.

Sipas burimeve zyrtare, ulja e çmimit do të prekë vetëm konsumatorët familjarë, duke lënë të pandryshuara tarifat për bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore, si dhe për disa konsumatorë të tjerë si furrat e bukës.

Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare është 9.5 lekë pa TVSH dhe 11.4 lekë me TVSH. Ndërkohë, detajet mbi nivelin e ri të çmimit të propozuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ende nuk janë bërë publike. Ky ndryshim tarifash është shpallur nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila theksoi se vendimi vjen pas performancës pozitive të kompanive publike të energjisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu