Ka nisur puna për ndërtimin e strehëzës për qentë e rrugës. Investimi i bashkisë Shkodër që kap vlerën e mbi 3.7 milion lekëve parashikohet të jetë gati brenda 2 muajsh, duke i dhënë kështu zgjidhje problematikës së prezencës së këtyre kafshëve në rrugët e qytetit. Fillimin e punimeve e ndoqi nga afër vetë kryetari i bashkisë Bardh Spahia, i cili u njoh me detajet e këtij projekti modern, që për herë të parë zbatohet nga një bashki në Shqipëri.

Ajo që vijon të mbetet shqetësuese dhe kërkon zgjidhje nga çdo bashki dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, është frenimi i fenomenit të sjelljes së këtyre kafshëve endacake nga bashkitë e tjera apo edhe rajoni. Kjo ka ndikuar që sot në rrugët e Shkodrës, numri i qenve endacak të dy apo trefishohet.

Ky është vetëm projekti i parë që Bashkia Shkodër po zbaton, pasi në të ardhmen në bashkëpunim edhe me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, do të realizohen të tjera investime që përmirësojnë kushtet e trajtimit të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu