Ballina Kronike E fundit / Plagosje me armë zjarri, në pranga autori

E fundit / Plagosje me armë zjarri, në pranga autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Tiranë. Bëhet e ditur pas një konflikti për motive të dobëta, 42-vjeçari Robert Doka ka plagosur në këmbë Denis Kukën me të cilin po konfliktohej.

Policia njofton se autori është vënë në pranga pas ngjarjes dhe është shoqëruar në komisariat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga Doka. Ndërkohë, i plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks