Kur jemi gati një javë para fillimit të vitit të ri shkollor 2022 – 2023, disa shkolla të bashkisë Shkodër nuk janë ende gati të presin nxënësit për shkak të problemeve në infrastrukturë. Amortizimi I shkollës si shkak I mungesës së investimeve vijon të jetë problem kryesisht në shkollat e njësive administrative. Drejtori I arsimit në bashkinë Shkodër, Ergys Ivziku tha se qeveria nuk ka pranuar disa projekte rikonstruksioni të shkollave

Drejtori Ivziku thotë se shkolla “Azem Hajdari” është në proces për t’u rikonstruktuar, por buxheti ka mbetur peng I këshillit bashkiak.

Këtë vit bashkia Shkodër ka kërkuar mbështetjen e qeverisë për rikonstruksionin e plotë të shkollës “Kolë Idromeno”. Ky projekt nuk u miratua edhe pse plotësonte të gjitha kushtet, duke bërë që nxënësit edhe këtë vit shkollor të zhvillojnë mësim në kushte të vështira kryesisht gjatë dimrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu