Ballina Aktualitet Do të dëshmojë para Komisionit të ‘Sterilizimit’, Ilir Beqaj me pranga në...

Do të dëshmojë para Komisionit të ‘Sterilizimit’, Ilir Beqaj me pranga në duar mbërrin në Kuvend

Ish Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj la qelinë për t’u paraqitur në Kuvend, pasi  do të dëshmojë sot në komisionin e posaçëm hetimor për Shëndetësinë lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it.  Ilir Beqaj shihet i shoqëruar  dhe me pranga në duar.

Ish ministër i Shëndetësisë është nën hetim nga SPAK për dy dosje, dosjen “Saspac” dhe koncensionin e Sterilizimit.

Në 4 korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kacckini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e Saspac, ndërsa për dosjen e parë  ish-ministri i shëndetësisë po hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks