Administratori dhe 4 punonjës të “Prestige Resort” në Golem janë arrestuar pasi dyshohet se kanë mbajtur peng brenda ambienteve të resortit punonjës të Tatimeve.
Në prangat e policisë kanë rënë administratori i resortit, Sajmir Ndrecaj, shefi i financës Zaho Jaçaj, shefi i sigurë Artan Kasa dhe 2 punonjësit e sigurisë Hamid Sula e Bujar Agolli.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme. Një grup task force i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është paraqitur në këte resort është paraqitur për të ushtruar kontroll në bazë të një plani ku përfshihem një numër subjektesh. Objekt i tyre ka qenë aktiviteti ekonomik i subjektit në fjalë në bazë të dokumenteve të paraqitura prej tyre,në themel shlyerja e detyrimeve financiare.
Inspektorët e Tatimeve janë futur në një dhomë zyrë prej drejtuesëve të resortit që janë personat tashmë të arrestuar. Ata janë mbyllur në zyrë dhe janë mbajtur në këto kushte rreth një orë bëjnë të ditur burime nga Drejtoria e Policisë së Durrësit. Në këto kushte punonjësit e tatimeve kanë telefonuar policinë.Kanë qenë këta të findit që i kanë rikthyer lirinë atyre.
Njoftimi i plotë i policisë:
Mbajtën të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vihen në pranga administratori dhe 4 punonjës të tjerë të resortit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, shtetasit:
S. N., 34 vjeç, administrator i resortit;
Z. J., 56 vjeç, shef finance në resort;
A. K., 56 vjeç, shef i sigurisë së resortit;
H. S., 64 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit;
B. A., 57 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./shqiptarja.com
lajm në përditësim…
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.






