Shkodër/Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi Ormir Gucia , 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin Admir Okaj., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër.
AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.