Ballina Aktualitet Deputetja Bardeli nismë ligjore për një fond të posaçëm për përmbytjet me...

Deputetja Bardeli nismë ligjore për një fond të posaçëm për përmbytjet me vlerë 30 mln euro

Deputetja demokrate Greta Bardeli ka propozuar nje nisme te re ligjore per krijimin e nje fondi te sigurimit te permbytjeve. Ajo e ka depozituar ate ne kuvend, ku pritet te kaloje per shqyrtim e me pas te marre miratimin ose jo nga koleget ne kuvend.

Statusi i Bardelit:

Në misionin e parlamentarit prioritet janë propozimet që ndikojnë direkt në përballimin e problemeve në zonat, territoret dhe komunitetet që përfaqesojmë. Në këto vite kam ngritur zërin dhe kam hartuar e propozuar nisma të tilla fal të cilave sot flitet më shumë për malësinë e Shkodrës dhe Dukagjinit që është kthyer në vëmendjen e të gjithëve.
Sot me këtë nisme të re ligjore propozoj;

➡️Krijimin e një fondi te sigurimit të përmbytjeve me vlerë jo më pak se 30 milionë euro,që do sigurojë

➡️ Pagesa të shpejta për të dëmtuarit dhe problematikat që kanë shpërthyer si pasojë e përmbytjeve në zonën e Nën-Shkodrës.

➡️ Dëmshpërblime për dëmet që shkaktohen nga përmbytjet.
#nekrahteqytetareve
#shkodraepara
#eardhmjaeshtenjepremtim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks