Kënaqësi të takohesha me kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferri. Folëm për marrëdheniet mes dy vendeve tona, fushat e bashkëpunimit dhe rëndësinë që ka thellimi i tyre për të ardhmen, ku të dy vendet tona synojmë i integrimin në familjen europiane. Duke folur për rolin që kanë luajtur shqiptarët në këtë shtet, i urova suksese edhe për procesin zgjedhor, me shpresën që shqiptarët të dalin faqebardhë. Shqiptarët mbeten një faktor i rëndësishëm në rajon dhe jam besimplotë se e ardhmja do të jetë më e mirë për vendet tona.