Delegacioni i Komunës së Gjakovës zhvilloi vizita të veçanta në Shkodër, ku pati ndalesa në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës, Biblioteken Françeskane dhe Muzeun Kombëtar ”Marubi”.

Shkodra përbën një gur themeli në historinë e Shqipërisë. Këtë e dëshmon në çdo cep të territorit të saj.

Miqve nga komuna e Gjakovës, pata kënaqësinë t’i prezantoj një pjesë të identitetit të Shkodrës. E nisëm me një ndalesë në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës, aty ku dokumentohet një prej periudhave më të errëta të Shqipërisë por edhe qëndresa dhe sakrifica e pashoqe e elitës dhe banorëve të Shkodrës, ndaj diktaturës komuniste. E pasuam në Bibliotekën e Kishës Françeskane, aty ku gjendet një thesar i çmuar botimesh, i atyre që me të drejtë cilësohen si mendje të ndritura të kombit tonë. Çdo minut në këtë biblotekë, ndër më të rëndësishmet e trojeve shqipfolëse, është i vyer për atë që na prezanton.

E mbyllëm me ndalesën e fundit në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, i vetmi i këtij lloji në Europë, me një fond prej 500 mijë negativësh. Përmes tyre Shkodra e Shqipëria kanë prezantimin dinjitoz në sytë e botës dhe prandaj jam i lumtur që kushdo që i viziton, del me përshtypjet më të mira dhe besimin që të kthehet sërish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu