Ballina Kronike DEA amerikane shkatërron grupin italo-shqiptar, 9 në pranga! Droga gjendet e fshehur...

DEA amerikane shkatërron grupin italo-shqiptar, 9 në pranga! Droga gjendet e fshehur në lavatriçe

Ditën e sotme, Gurdia di Finanza në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Grupi, me bazë në Tor Bella Monaca, Romë, përbëhej nga shetats italianë dhe shqiptarë. Nëntë persona u arrestuan gjatë operacionit.

Hetimet çuan në sekuestrimin e mbi 72 kilogramëve kokainë e cila kishte mbërritur nga Ekuadori në portin e Civitavecchia-s. Gjithashtu një plantacion marijuane u gjet brenda një vile në provincën romake.

Më tej është dokumentuar edhe blerja e mbi 50 kilogramëve hashash nga Spanja. Gjatë kontrolleve policia gjeti drogë të fshehur në një lavatriçe.

Grupi akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike, prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, posedim dokumentesh false identifikimi, dhe vjedhje të energjisë elektrike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks