COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 484 testime, 88 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 189 të shëruar në 24 orët e fundit

11 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 484 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 88 qytetarë, në këto bashki:

39 në Tiranë, 9 në Fier, 7 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Durrës, 3 në Berat, nga 2 në Shkodë, Vau i Dejës, Vlorë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 në Pukë, Krujë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Klos, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë.

Janë 1,513 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Mallakastra 63 vjeç.

Janë shëruar 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,792 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 88
Të shëruar në 24 orë 189
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 484

Testime totale 1,970,376
Raste pozitive 329,890
Raste të shëruara 324,792
Raste Aktive 1,513
Humbje jete 3,585

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 700
Shkodër 167
Durrës 134
Elbasan 126
Vlorë 88
Fier 81
Gjirokastër 61
Berat 51
Korçë 44

Dibër 30
Lezhë 29
Kukës 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu