Seozni i ri i kompeticionit më të rëndëishsmë europian, Uefa Champions League, nis sonte me sfida që premtojnë spektakël. Padiskutim ndeshja për të mos u humbur është Paris SG-Juventus në orën 21:00, me francezët që e nisin si një nga pretendentët kryesorë për marrjen e trofeut. Deri më tani duket se trajneri Gatlier i ka futur në shina Messi-n, Neymar dhe Mbappe, ndërsa Juventus për këtë ndeshje të parë do vuajë mungesat e Pogba-s, Di Marias dhe Chiesa-s, ndërsa edhe Bonucci s’është në formë. Allegri e ka cilësuar Paris SG si kundërshtarin më të fortë të mundshëm dhe pretendentin kryesor për trofeun.


Sfida tjetër e këtij grupi do jetë mes Benfica-s dhe Maccabi Haiffa-s.
Nis sonte rrugëtimin edhe skuadra kampione e Seria A, Milan, që do ketë një transfertë në Austri kundër Salzburg. ‘Djallit’ i nevojitën 3 pikët për të mos patur probleme në kalimin e grupit, ndërsa Pioli duhet t’ia dalë pa Rebic, Krunic dhe Florenzi. Ndeshja tjetër e këtij grupi luhet në Zagreb në orën 18:45 mes Dinamos dhe Chelsea-s. Sipas mediave angleze sulmuesi shqiptar i londinezëve Armando Broja pritet ta nisë si titullarë këtë 90 minutësh.


Në orën 21:00 do jetë edhe rradha e kampionëve në fuqi të Europës, Real Madrid, për të zbritur në fushë. ‘galaktikët’ sfidohen nga Celtic në Skoci. Po për këtë grup Leipzig pret në Gjermani ukrainasit e Shkahtar Donetsk.
Në grupin G Manchester City, një tjetër pretendent, përballet me Sevillia-n në Spanjë, ndërsa Dortmund pret Copenhagen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu