Kryeministri Edi Rama në komunikimin online me gazetarët deklaroi se sa i oërket çështjes së Ervis Martinaj, policia e ka që sot një pergjigje.

Megjithatë, theksoi ai, policia do duhet të mbështetet në prova dhe jo thjesht për të dhënë një përgjigje.

“Nëse përgjigjja do ishte e do ishte mbajtur e fshehur do kishte dalë. Përgjigja e policisë duhet të mbështetet edhe në prova, jo thjesht një përgjigje.

Mendoj se një përgjigje e kemi pak a shumë e kemi që sot, por policia duhet të jetë e mbështetur në prova,” tha ai.

Kryeministri Rama pranoi sot se ish drejtorit të policisë së shtetit, Gledis Nanos i është kërkuar dorëheqja.

“Po, i është kërkuar dorëheqja, ma ka konfirmuar se do e jepte të hënën, pasi biseda ishte bërë të shtunën nga ministri sepse ishim shumë të shqetësuar për zhvillime të papëlqyeshme lidhur me rendin publik dhe vetë policinë. Çështje që janë trajtuar me vetë drejtorin e policisë të mëparshëm”

Rama, ndersa vleresoi drejtorin e zgjedhur Muhamet Rrumbullaku.

Muhamet Rrumbullaku nuk vjen nga portalet në krye të policisë së shtetit por nga disa vite punë në krye të AMP-sè. Një ndër drejtorët më të rëndësishëm dhe një ndër oficerët me karrierë profesionale. Ato ciftelitë e daullet, e risjella 10 vjet më pas në skenë për arsye i di por që nuk kanë arsye nuk kanë anjë vlerë.

Rrumbullaku është një vlerë morale me integritet të padiskutueshëm deri tani, sa i përket aspektit të ndershmërisë profesionale.

Uroj të ketë sukses të plotë ka mbështetjen tonë absolute dhe respektin e policisë, të tjerat janë për konsumin e vorbullës së llumit ku duhet të jetojmë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu