Qyteti i Betlehemit dhe skema e lindjes së Jezu Krishtit i krijuar në Hajmel, ka tërhequr qindra vizitorë këtë të enjte të 2 janarit. Qytetarët të ardhur nga zona të ndryshme janë vënë në radhë për të vizituar Betlehemin me qindra aktorë, ku luajnë në rolet e ndryshme e deri tek foshnja në rolin e Krishtit.
Pamje që na kthejnë pas në kohë, në një nga ngjarjet që ndryshoi historinë e botës, të përgatitur deri në detaje, banorët e fshatit kanë krijuar çdo skemë si para 2 mijë vjetëve.
Besimtarë të të gjitha moshave u bashkuan që të rikrijojnë atmosferën e lindjes së Krishtit dhe ngjarjet bazuar në shkrimin e shenjtë. Mbi 300 është numri i figurantëve në këtë Betlehem të gjallë që organizohet prej 5 vitesh. Duke filluar nga i gjithë rrugëtimi i Marias e deri në momentin e ardhjes në jetë të shpëtimtarit për besimtarët e krishterë, duke i dhënë gjallëri zonës së Hajmelit.