Ish kryeministri Sali Berisha, ka kritikuar jashtë dyerve të parlamentit pikat kryesore të cilat u lexuan nga kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla. Gjatë fjalës së tij, berisha u shpreh se në këtë parlament  nuk po i ofrohet ndihmën e duhur qytetarëve. Ai e krahasoi vendin tonë me Kosovën nga e cila duhet të marrim shembull.

Edi Rama thirri parlamentin në ditën e  nderimit të Shën Terezës, ditë e cila, inspiron më shumë se çdo gjë tjetër, mëshire, dhembshuri dhe ndjeshmëri ndaj atyre që janë në vuajtje dhe në nevojë. Sot kjo seancë të thuash se ishte në seancë pagane turpëron paganët. Në një listë të gjatë ligjesh dhe vendimesh, nuk kishte asnjë rresht të vetëm, asnjë nen dhe vendim të vetëm për qytetarin shqiptar,. Kujtoj se dy ditë më parë jo qeveria gjermane qe dha 46 miliardë euro, por qeveria e Kosovës, akordoi pr qytetarët e saj, 100 euro për çdo pensionist, student, punonjës ndërmarrjeje publike, 50 euro për punonjësit e adiminstrës publike. Dyfishoi ndihmën, e tëra kjo për t përballuar çmimet. Që sot në Kosovë, duek filluar nga nafta janë 30% më të ulta se në Shqipëri,. Ky parlament nuk ka nen as ligj pr të mbështetur shqiptarët në nevojë që po vodhën në mënyrë të tmerrshme duke shfrytëzuar bordet komuniste me ndihmën e Edi Ramën. Ky parlament ngrihet me krimin e votës dhe sistemin e patronazhistëve. Dënoj me përçmim të madh këtë akt, këtë seancë parlamenti, këtë program të parlamentit të denjë vetëm për protektoratet e krimit. Më lejoni t’iu rikujtoj se për qytetarët jo vetëm që nuk ekziston asnjë interes minimal për ta, por për t’i vjedhur duke blerë instilacione 4 milionë euro për të qetësuar sytë e Edi Ramës. Parlamenti është kujdesur në maksimum për triumfin e krimit.’- tha Berisha.  

Nga oborri i Kuvendit, Sali Berisha paralajmëroi sot për protesta “të fuqishme” kundër Qeverisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. Berisha nuk dha datë për nisjen e protestave, por tha se opozita do të mblidhet për të përcaktuar detajet e organizimit.

Do të ketë protesta të fuqishme. Do të mblidhet fronti opozitar për shpëtimin e Shqipërisë, do të miratojë një agjendë e cila ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave shqiptarë. Largimi i mazhorancës është shpëtimi i Shqipërisë”, u shpreh Berisha.Gjatë deklaratës për mediat, Berisha e cilësoi kryeministrin Rama si “armikun më të egër të Shqipërisë”, ndërsa tha se me vizitën e tij të fundit në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur, Rama “dëshmoi se Shqipërinë e do serbisht”.Më tej, Berisha la të kuptohet se Rama do të dënohet me shumë vjet burg për vjedhjet që ka bërë gjatë qeverisjes, gjë që do e “pengojë” për të shkuar në Beograd, ku sipas Berishës “ka vendin”. 

Armiku i egër për çdo shqiptar është Edi Rama. Sot vendi ka një opozitë më të fuqishme se ndonjëherë. Rama ishte në Beograd, dëshmoi se Shqipërinë e do serbisht dhe atje do të shkojë, nëse e lejojnë. Ai duhet të japë llogari për të gjitha vjedhjet para ligjit shqiptar, ato vepra penale bëjnë shumë dekada dënim për Edi Ramën”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu