Lideri demokrat Sali Berisha ka pritur në një takim në selinë e PD, Këshillin Koordinues të Diasporës dhe kryetarin e këtij Këshilli, Mark Gjonaj.

Në takimin me ta, Berisha ka theksuar nevojën, që diaspora duhet të ketë fjalën e saj kundër instalimit të një diktature në Shqipëri, nëpërmjet votës së saj të lire dhe jo vetëm.

Sipas Berishës, Këshilli u informua mbi represionin dhe gjyqet politike ndaj përfaqësuesve të opozitës të cilët e kanë renditur Shqipërinë në nivelin e autokracive si Tunizia apo Bjellorusia, ashtu siç konfirmohet dhe nga tre rezolutat e grupimeve më të mëdha ndërkombëtare të partive të qendrës së djathtë IDU, EPP dhe CDI.

Sali Berisha:

Diaspora duhet të ketë fjalën e saj kundër instalimit të një diktature në Shqipëri, nëpërmjet votës së saj të lirë, por jo vetëm.

Të dashur miq, kënaqësi të prisja Këshillin Koordinues të Diasporës, kryetarin e këtij Këshilli, z. Mark Gjonaj dhe:
2. Znj. Anxhela Paparizo – Nën/Kryetare
3. Znj. Ira Londo – Sekretare
4. Znj. Anila Smorgrav
5. Znj. Brijena Muharremi
6. Znj. Rosario Petta
7. Z. Besmir Rrjolli
8. Znj. Drita Gjongecaj
9. Znj. Emina Çunmulaj
10. Z. Ermal Sulaj
11. Znj. Mirela Mezani.

Në takim në selinë e Partisë Demokratike shkëmbyem gjerësisht mendime mbi situatën në vend dhe rolin jetik të diasporës shqiptare për mbarë hapësirën kombëtare shqiptare.

Nën drejtimin e Mark Gjonaj, të cilin e falënderoj për investimin ndër vite në shërbim të kauzës sonë kombëtare, anëtarët e Këshillit u informuan mbi angazhimin e plotë të Partisë Demokratike në mbështetje të votës së diasporës, jo vetëm si një e drejtë e garantuar tanimë, por mbi të gjitha si një vullnet i cili duhet të jetë i mbrojtur nga ndërhyrjet e krimit zgjedhor.

Këshilli u informua mbi represionin dhe gjyqet politike ndaj përfaqësuesve të opozitës të cilët e kanë renditur Shqipërinë në nivelin e autokracive si Tunizia apo Bjellorusia, ashtu siç konfirmohet dhe nga tre rezolutat e grupimeve më të mëdha ndërkombëtare të partive të qendrës së djathtë IDU, EPP dhe CDI.

Një grusht shteti ky ndaj opozitës, i cili i shërben interesave kriminale të bandave ndërkombëtare të drogës, por dhe korrupsionit transnacional të lidhur me rrjetet e fondacionit Soros. Në këtë drejtim, diaspora duhet të vijojë të luajë një rol aktiv në mbrojtjen dhe promovimin e standardeve më të larta demokratike e qeverisëse perëndimore, por dhe në mbrojtje të interesit kombëtar duke garantuar sovranitetin e plotë të shtetit të Kosovës.

I garantova anëtarët e Këshillit se Partia Demokratike do të angazhohet plotësisht në krijimin e kushteve që diaspora shqiptare të ketë mundësi të investojë kapitalin e saj ekonomik, teknik dhe njerëzor në vendlindje, duke krijuar regjimin e taksave më konkurrues në rajonin e Ballkanit. Gjithashtu, si pjesë e angazhimeve tona qeverisëse, PD do të sigurohet që në administratën tonë të ketë pozicione të garantuara për çdo shqiptar që kërkon të kontribuojë në administratën e vendit.

Por për këto dhe të tjera, duhet pikësëpari që vota e diasporës të garantohet maksimalisht edhe nga një qeveri teknike, e cila mund të shkruhet në Kushtetutë si një garanci për çdo zgjedhje të ardhshme, pavarësisht kahut politik në qeveri.

U shpreh mirënjohjen më të thellë Këshillit dhe mbarë diasporës sonë për çdo kontribut të vyer që japin për vendin, duke besuar thellësisht se roli i saj në betejën e lirive dhe të çështjes sonë kombëtare, ashtu dhe në zhvillimin ekonomik e demokratik të vendit, do të mbetet jetik!

Në takim merrnin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD, z. Flamur Noka, dhe drejtues e deputetë të PD-së: znj. Jozefina Topalli, znj. Ina Zhupa, z. Akil Kraja, z. Enri Çeno, znj. Ilda Zhulali, znj. Albana Vokshi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu