Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.
Begaj dënon me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë, teksa e quan lajm të keq për paqen dhe rendin botëror, veprimin e fundit të Rusisë.
Reagimi i Presidentit te Republikes Sh.T.Z Bajram Begaj, lidhur me aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.
Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror.