Famullitari i Shkodres dom Vlash Palaj ka reaguar ne lidhje me “zhdukjen” e urimeve per Krishtlindje te bashkise Shkoder nga rruget e qytetit. Zbukurimet e vendosura kane shmangur teresisht urimet per Krishtlindjen, ndryshe nga realiteti ne baahkite e tjera te vendit, apo sic ndodh ne pjesen me te madhe te botes. 

Statusi i dom Vlash Palaj: 

Bashkisë Shkodër.

Pse me e fshehë, kur dikush âsht në festë e ndjen fort dëshirën me marrë sa mâ shumë urime.

Me urue mendojmë se don me thanë me shprehë afrimitet, mbështetje, pozitivitet, mirëkuptim dhe harmoni.
E mirëpresim, që në një vend të dukshëm të qytetit të lexojshim një urim, fatkeqësisht të munguem deri më tâsh.

Komunitetet fetare në qytet janë shumë të çmueshme. Jena në prag të Krishtlindjes, në prag të asaj feste që katolikët shqiptarë me shumë sakrifica e kanë festue edhe gjatë diktaturës, bile mund t’a kenë pague edhe shtrejtë, prandaj presim që Bashkia Shkodër, e cila nuk duhet me u identifiku me një person, apo edhe me disa, por si një ent i zgjedhun i pushtetit lokal, me i SHËRBYE komunitetit pjesë e të cilit âsht edhe ai katolik, të vendosë sa më parë në vendet e duhuna publike, pankartat me urimin:

Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2025!

Mirënjohja ka mbarësinë!
Mosmirënjohja ndahet më turp!

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu