Fitore bindëse, Barcelona bën nxemjen në prag të ndeshjes me Bayern Munchen në UEFA Champions League. 4-0 në “Camp Nou” ndaj Athletic Bilbaos për të shkurtuar në -3 diferencën me Realin e Maderidit dhe për të treguar se e ka kaluar përfundimisht shokun e disfatës në “El Clasico”.

Skuadra e Xavit tregoi një provë force me një sulm në gjendje për të zgjidhur çdo situatë. Dembele, Sergi Roberto, Lewandowski dhe Ferran Torres për një fitore të lehtë.

Goli i 12 në 11 ndeshje të La Ligas për numrin 9 që numëron 17 në total këtë sezon, numër identik me Erling Haaland. Barcelona fluturon dhe kap trenin madrilen të kësaj fundjave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu