Përmes një deklarate për media, banorët e fshatit Baks Rrjoll në Velipojë kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit nëse nuk marrin zgjidhje për problemet e pronësisë në Rrjoll.
“Kërkojmë që të zgjidhet menjëherë çeshtja e pronësisë në fshatin Baks Rrjoll sipas dokumentacionit që ne disponojmë. Vërtetim pronësie e viti 1995 dhe 1996 ku vërteton se në rradhorin e pronësisë nr.280 datë 7.9.1935 të 13 fiset e fshatit Baks Rrjoll janë pronar të një prone që ështe e kufizuar sipas dokumenetit të pronësisë. I kërkojmë qeverisë Shqiptare që të vije menjëherë dhe të na tregojë se sa persona kanë marrë leje për të ndërtuar në pronën tonë në fshtin Rrjoll.”
Banorët e Rrjollit kanë kërkuar me urgjencë që një përfaqësues ose lokal ose qëndror i qeverisë të takohet dhe të japë zgjidhje për problematiken e tyre në të kundërt do të bojkotojnë procesin zgjedhor.
Ky komunikim i është dërguar njëherësh ambasadave por dhe kryeministrit Edi Rama. Më herët ka pasur reagime të forta të banorëve të cilët madje janë përplasur dhe me forcat e policisë për pengimin e punimeve që kanë nisur në zonën e plazhit në fshatin Rrjoll.