Pas ngjarjes tragjike në Shkodër ka reaguar ish kryebashkiaku Bardh Spahia. Përmes një postimi në rrjetet sociale Spahia shprehet se kjo ngjarje tregon terrorin ku jetojnë çdo ditë qytetarët shkodranë.

Postimi i plotë

Ngjarja tragjike në Shkodër për fat të keq tregon edhe njëherë terrorin në të cilin jetojnë çdo ditë qytetarët Shkodranë nën thundrën e krimit.
Ndërkohë që policia politike është e angazhuar në përndjekjen e persekutimin e opozitës që proteston kundër kriminalizimit të shtetit, krimi sundon i qetë. Shkodra dhe gjithë Shqipëria vuan sot shkrirjen në një të shtetit me krimin e organizuar, përndryshe ngjarje si kjo e sotmja me disa viktima do ishin parandaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu