Asnjë hap prapa për kampin dhe qendrën e pritjes në Shëngjin dhe Gjadër, në bregdetin shqiptar. Kështu e mbylli fjalimin e saj Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në Atreju (15 Dhjetor), në një event me partinë e saj.

“Qendrat do të funksionojnë, edhe nëse do të më duhet të kaloj çdo natë atje deri në fund të qeverisë italiane”, tha Meloni ndër të tjera. 

Ajo shprehet se ka vullnetin ta luftojë mafian, më shumë se kushdo tjetër që përpiqet ta afrojë atë me kriminelët në këtë marrëveshje, që sipas saj është një shkollë.

“Pika qendrore është parandalimi i rreziqeve, protokolli ynë me Shqipërinë është gjëja që i frikëson më shumë trafikantët. Nëse ne e ndalojmë, kjo do të jetë favori më i madh që mund të bëjmë për këta kriminelë’, veçoi Meloni.

Kryeministrja italiane solli historinë e vogëlushes Jasminë, e vetmja e mbijetuar në një anije të mbytur me emigrantë, duke premtuar në emër të saj se do të luftojë kundër çdo trafikanti të qenieve njerëzore dhe sistemeve kriminale të tyre. 

Më 4 Dhjetor, dekreti i Melonit që synon zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët në Gjadër, ka marrë edhe konfirmimin në Senatin italian.

Me 99 vota pro dhe 65 kundër, Senati i dha OK dekretit që mes të tjerash, ia heq kompetencën e shqyrtimit gjykatave speciale dhe ia kalon atyre të Apelit. Vetë Gjykatat e kanë kundërshtuar.

Edhe më parë, kryeministrja Meloni ishte shprehur e bindur se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu