Drejtori i Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Kurbinit (IVMT), Jetmir Muzhika është arrestuar për ndërtim pa leje në zonën e Patokut.
Gjithashtu mësohet se është pezulluar Shan Preçi, me detyrë inspektor.
Shkak janë ndërtimet pa leje në zonën e Patokut dhe marrja e inerteve në mënyrë të paligjshme në lumin Mat.
Ndërkohë masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është dhënë për ish-drejtorin e IKMT Lezhë, Flor Gjini, aktualisht drejtor poste.