Ballina Kronike Arrestohet 16-vjeçari, tentoi me dy shtetas të tjerë t’i marrë me dhunë...

Arrestohet 16-vjeçari, tentoi me dy shtetas të tjerë t’i marrë me dhunë portofolin një të moshuari

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi një shtetas 16 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, në rrugën “13 Dhjetori” kanë tentuar t’i marrin me dhunë portofolin shtetasit P. Th., 65 vjeç, banues në Shkodër. 65-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin e 2 autorëve të tjerë dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-P. K., 77 vjeç, banues në Shkodër, pasi në vendin e quajtur “Melgushë”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. G., 59 vjeç, banues në Shkodër;

-A. B., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks